GazetaMax
Lajme

Ministria e Kulturës shkurton shpenzimet

Shkup, 26 maj – Me rishikimin e Buxhetit, në Ministrinë e Kulturës do të ketë vetëm shkurtime të shpenzimeve joproduktive, të cilat nuk do të rrezikojnë mbajtjen e aktiviteteve kulturore.

Kështu ka deklaruar ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevka në bisedë me gazetarët.

“Ne tashmë kemi bërë shkurtime të caktuara në Ministrinë e Kulturës që të shkurtojmë nga ne si Ministri, që të mos pësojnë ngjarjet tjera kulturore që financohen nga Programi vjetor. Shkurtimet nuk do të ndikojnë në ngjarjet kulturore dhe në nivelin kulturor që kemi. Tani për tani investimet kapitale do të vazhdojnë, duhet të investohet edhe në paga më të larta, por edhe në objektet kulturore ku punonjësit e kulturës duhet të punojnë dhe funksionojnë”, tha ministrja Kostadinovska Stojçevka.

Related posts

Hovenier: Jemi të nderuar që Kosova shpalli ditë zie për Madeleine Albright

Gazeta Max

VLEN: BDI është parti themeluese e botës serbe në Maqedoni

Gazeta Max

Jotova: Në kushtetutën bullgare nuk ka pakicë dhe kjo respektohet në Strasburg

Gazeta Max