GazetaMax
Lajme

Ministrja Haxhiu në ditën e dytë të vizitës në Hagë takon Krasniqin dhe Haradinajn

Dita e dytë e vizitës në Hagë, ministrja Haxhiu takon Krasniqin dhe Haradinajn.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot fillon ditën e dytë të takimeve në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në procese gjyqësore në kuadër të Speciales.
Haxhiu këtë të enjte do të ketë dy takime, njërin me ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe tjetrin me ish-nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Ministrja Haxhiu dje ka takuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ish-kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe ish-eprorin e UÇK-së, Pjetër Shala.
Për t’u takuar me ministren Haxhiu refuzuan ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Related posts

Ulje e çmimeve të vajit dhe bukës

Gazeta Max

Prokuroria me detaje për ngjarjen tragjike në Gostivar

Gazeta Max

Ministri Sali pret në takim ambasadorin spanjoll, diskutohet bashkëpunimi për programin për transplant

Gazeta Max