GazetaMax
Ballina

Miqtë e partneres së Putinit, Alina Kabaeva i luten asaj që ta bindë presidentin rus t’i japë fund luftës

Miqtë e partneres së Vladimir Putinit, Alina Kabaeva, po e lusin atë që të shkojë në Moskë për ta bindur presidentin rus që t’i japë fund luftës – ndërsa ajo përballet me dëbimin nga Zvicra.

“Mikeshat e Alinës po i luten që të shkoi te Putini dhe ta bindë atë të përfundojë luftën”.

“Ai nuk duket se po dëgjon askënd, por ndoshta ai mund ta dëgjojë atë. Putini është i rrethuar nga unaza sigurie. Alina thotë se nuk e di nëse mund të arrijë tek ai, dhe edhe nëse e bën ajo nuk e di nëse do të jetë në gjendje të dalë përsëri për të qenë me fëmijët e tyre”

Kabaeva, një fituese e medaljes së artë olimpike, thuhet se ka katër fëmijë – dy djem dhe vajza binjake – me Putinin, 69 vjeç, megjithëse të dy nuk e konfirmuan kurrë asgjë zyrtarisht.

Fëmijët dyshohet se kanë lindur në Zvicër dhe të gjithë kanë pasaporta zvicerane, sipas një burimi, i cili na thotë se Kabaeva, 38 vjeçe besohet të ketë pasaporta me një numër emrash dhe kombësish të ndryshme.

“Alina mund të udhëtojë me një sërë emrash dhe pasaportash të ndryshme. Ajo fluturon me avionë privatë dhe nuk do të rrezikonte të udhëtonte me emrin e saj”

Tutje thuhet se Kabaeva dhe fëmijët janë fshehur në një shtëpi private luksoze në pronësi të një personi besnik të Putinit pranë kufirit francez.

Ndërsa qeveria zvicerane dyshohet se nuk ka informacion të sakta nëse Kabaeva dhe fëmijët e saj me Putinin po strehohen në vend.

Ndërkohë, më shumë se 50,000 njerëz kanë kërkuar që Kabaeva dhe fëmijët e tyre të dëbohen nga Zvicra për shkak të veprimeve të Putinit.

Kabaeva është një nga atletet më të dekoruara në historinë e gjimnastikës, me dy medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 21 medalje të Kampionatit Evropian. Presioni ndërkombëtar po rritet për t’i hequr asaj medaljet.

Kabaeva – e cila dikur quhej “gruaja më fleksibile e Rusisë” më vonë u bë deputete pro-Kremlinit për tetë vjet.

Por ndryshe nga rusët e tjerë në rrethin e brendshëm të Putinit, Kabaeva nuk është sanksionuar.

Related posts

Adoleshentët po i shqetëson më shumë ankthi dhe depresioni

Gazetamax.mk

Poezia e javës / Frost: Hyr

Gazetamax.mk

Ndryshimet kushtetuese midis optimizimit të pushtetit dhe vullnetiti politik të opozitës!

Gazetamax.mk