GazetaMax
BALLINA

Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë – Prizren/ Grubi: Vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren, lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se ky projekt do të përforcojë edhe më shumë lidhjet tona kombëtare.

Statusi i plotë:

Në ditën e sotme festive të 28 nëntorit, vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare!

Dua të ndaj me ju një lajm të bukur, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren duke shënuar kështu zyrtarisht fillimin e procedurave për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=897228335100019&set=a.262689908553868

Related posts

Merr epilog protesta e “grusht” studenteve kundër profesoreshës Besiana Mehmedi me vërejtje për studentët që thyen kodin etik

e-max

Drejtori i NP “Rrugët dhe rrugicat” Saidi bashkë me Arsovskën në krye të detyrës

e-max

Selami: Rezultatet e regjistrimit janë valide, të besueshme dhe reale

e-max