GazetaMax
LIFESTYLE

Mos i blini më ato, bëni vetë letrat e lagura

Letrat e lagura janë një domosdoshmëri për prindërit, sidomos kur janë në lëvizje me fëmijë të vegjël.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Këto letra janë aq të zakonshme dhe përdoren gjerësisht sa shumica e prindërve as nuk do të vinin në dyshim sigurinë e tyre.

Duket se mund të përdoren për gjithçka, por ekspertët kanë ndaluar rreptësisht përdorimin e tyre tek fëmijët e vegjël.

Koha e një nëne është shumë e çmuar dhe ndoshta kjo është arsyeja përse video e kësaj nëne australiane ka bërë menjëherë xhiron e internetit.

Joy Ratima nga Melbourne ka shpërndarë një video ku tregon se si me tre produkte të vetme dhe për vetëm tre minuta i bën vetë letrat e lagura për pastrimin e bebeve, shkruan Living.al.

Sipas saj, letrat e zakonshme të lagura që blihen në supermarkete janë të mbushura me kimikate dhe për më tepër, kjo mënyrë ju bën edhe të kurseni para.

Ju duhen vetëm letra, vaj kokosi dhe larës trupi.

Procesi fillon duke prerë në gjysmë një role letre kuzhine dhe duke i futur të dy pjesët në kuti plastike prej 125ml.

Hapi i dytë përfshin krijimin e një përzierje me vaj kokosi dhe larës trupi pa kimikate, të tretur me pak ujë. Përzierjes më pas i shtohet ujë i zier dhe hidhet në kutitë e plastikës ku ndodhen letrat.

300x250

Related posts

Me shami e kurorë në kokë, Çiljeta vishet si nuse

e-max

Vaj ulliri dhe Aloe Vera për një lëkurë të shëndetshme

e-max

Florim Gacaferi nuk ndalet, vjen me një mega hit të ri

e-max