GazetaMax
Ballina

Mos i hekurosni më rrobat: Truku i thjeshtë që i heqë rrudhat brenda pak minutave

Nëse nuk keni edhe aq kohë por duhet të vishni rroba të hekurosura e pastruara mirë, atëherë ekziston një truk i thjeshtë që për pak minuta mund ta përfundoni këtë proces. 
Më e mira e këtij truku është se nuk kushton asnjë cent.
Thjesht duke i vendosur 2-3 kuba akulli në tharëse të rrobave dhe duke e vendosur atë në temperaturë të lartë, rrudhat në rroba largohen.
Persona të panumërt në internet e kanë testuar këtë metodë të pazakonshme, ndërkaq rezultatet kanë qenë impresionuese.
Por, si funksionon ky truk?
Magjia ndodh kur akulli shkrihet nga nxehtësia e makinës dhe shndërrohet në ujë e pastaj në avull, duke e kryer të njëjtën punë që do ta kishte kryer edhe hekuri.
Në esencë, tharësja e rrobave i avullos rrobat në atë mënyrë që ato të mos jenë të rrudhosura./GM

Related posts

4Am do të sjellë një mega projekt, surprizë për publikun shqiptar

Gazeta Max

Gjërat më të çuditshme që një qen mund t’i nuhasë

Gazeta Max

Kripa përdoret edhe si produkt kozmetike

Gazeta Max