GazetaMax
Lajme

Mot me diell, me vranësira të vogla dhe temperaturë deri në 25 gradë Celsius

Shkup, 10 tetor – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Nëpër fushëgropa të caktuara do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së dobët të mëngjesit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 20 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Sipas DPHM, nga e marta deri në fund të javës së punës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Temperaturat do të jenë më të larta, ndërsa të ditës do të jenë në ulje.

Related posts

Këshilli i PP i propozon Abazin dhe Rajevskan anëtarë të KD të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë

Gazeta Max

Grubi: Drita e fortë ti verbon sytë, ta ruajmë fytyrën që ti flasim njëri tjetrit edhe nesër

Gazeta Max

Nuk zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, dështon edhe seanca e 15-të

Gazeta Max