GazetaMax
Lajme

Moti sot me diell dhe erë, Shkupi edhe më tej nën mjegulla

Shkup, 5 janar – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Në lugina të veçanta dhe përgjatë Vardarit do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta, e cila do të ulet për një kohë të shkurtër gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Në Shkup do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, e cila pritet të zvogëlohet pjesërisht gjatë ditës.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, bëjnë të ditur se temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 4 deri në 14 gradë Celsius. Në Shkup temperatura do të lëvizë prej 0 deri në 4 gradë Celsius.

“Periudha e motit të qëndrueshëm dhe kryesisht të qetë do të vazhdojë deri të dielën. Përgjatë luginave do të vazhdojë të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta me intensitet të ndryshueshëm. Të premten do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë Vardarit, e cila do të shkaktojë ulje të kushteve të mjegullës gjatë ditës në disa lugina. Të hënën në mëngjes do të vazhdojë të ketë mjegull, ndërsa pasdite do të ketë reshje shiu, kurse në zonat malore do të ketë borë”, informojnë nga DPHM.

Related posts

Editorial / Propozimet e VMRO-së për tejkalimin e krizës energjetike, shfrytëzim për pikë politike!

Gazeta Max

Pas faqes së MASH, edhe ministria e Bujqësisë cak i hakerëve

Gazeta Max

Qenan Ismaili: Në muajin Ramazan materializmi hesht dhe pushon, e në Bajram u rikthehemi sërish nevojave tona fizike, por këtë here më të ndryshëm

Gazeta Max