GazetaMax
Lajme

Moti sot me vranësira me temperatura deri 17 gradë

Shkup, 20 prill – Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët veriore. Në pjesët jugore do të fryejë erë e fuqishme e përkohshme (mbi 60 km/orë) nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 4 gradë Celsius ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 9 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup, mot kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me reshje lokale të shiut. Në orët e pasdites në disa vende do të jetë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Të premten në shumë vende do të fryejë erë e fuqishme e përkohshme (mbi 60 km/orë) nga drejtimi jugor. Nga dita e enjte temperaturat do të jenë në rritje, më së shumti gjatë fundjavës ku gjithkund do të jenë mbi 20 gradë Celsius.

Related posts

LSDM: Vendi meriton më shumë – luftojmë me energji të re për ndryshim

Gazeta Max

BDI: Dënojmë deklaratat skandaloze të deputetit të VMRO, vendi ecën rrugës europiane

Gazeta Max

Tupançevski në takim me Ulsi Manjën: Drejtësia është kyçe për BE-në, me Shqipërinë nuk kemi çështje të hapura

Gazeta Max