GazetaMax
Kuriozitete

Mourinho bën një tatuazh special

Jose Mourinho ka bërë një tatuazh në krahun e tij të djathtë, ku ka shfaqur tri kupat më të mëdha që ka fituar në karrierën e tij si trajner.
‘Special One’, në krahun e tij ka bërë tatuazh kupën e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, të cilën e fitoi së fundmi me Romën.
“Kjo është tatuja ime. Entuziazmi i njerëzve të Romës më shtyu ta bëj këtë. Pastaj mendova për diçka speciale, diçka që do të nderonte të gjithë klubet ku kam fituar kupa europiane. Në të njëjtë kohë, doja një tatu unike, dhe për këtë, jam i vetmi që mund ta bëj këtë tatuazh…”. ka shkruar Mourinho në ‘Instagram’.
Në sezonin 2003 Mourinho kishte fituar Ligën e Kampionëve me Porton, Ligën e Evropës ai e fitoi në sezonin 2017 me Manchester United, ndërsa Ligën e Konferencës sezonin që lamë pas me Romën.

Related posts

Shqiptarët pushtojnë Superligën e Turqisë në futboll – plot 17 prej tyre luajnë në 10 skuadra elitare

Gazeta Max

Atletja spanjolle mbeti pa medalje në Europian pasi festoi para kohe

Gazeta Max

Ndahen në paqe U21-shat e Kosovës dhe Sllovenisë!

Gazeta Max