GazetaMax
Kuriozitete

Mourinho: Më vinte turp për lojtarët e mi në pjesën e parë kundër Juventusit

Jose Mourinho u tha lojtarëve të tij se kishte turp për ta pas një paraqitjeje të dobët në pjesën e parë në barazimin 1-1 me Juventusin.
Roma u nda baras në ndeshjen e xhiros së tretë në Serie A.
Trajneri portugez foli për ‘DAZN’, duke vlerësuar si paraqitje të dobët të ekipit të tij në 45 minutat e parë.
“U thashë lojtarëve të mi në pjesën e parë se më vinte turp për ta. Nuk ishte një çështje taktike, ishte qëndrimi i tyre. Ne nuk mund të vijmë këtu dhe të luajmë kështu. I thosha Salvatores (Foti) në pankinë, lutu që të jetë vetëm 1-0. Sepse humbja 1-0 është një rezultat fantastik pas asaj paraqitjeje të pjesës së parë dhe ne ishim shumë me fat. Ne nuk bëmë asgjë, ishte një fat i pastër. Ishte një skuadër shumë e ndryshme në pjesën e dytë”, tha Mourinho.
Roma pas atij barazimi ka grumbulluar shtatë pikë në ligën italiane.

Related posts

Joshua i kundërpërgjigjet ultimatumit të Furyt

Gazeta Max

Nëse ndodh kjo, Ibrahimoviç pensionohet në fund të sezonit

Gazeta Max

Milan në “luftë” të madhe me shumë skuadra për yllin 150 milionësh

Gazeta Max