GazetaMax
Lajme

MPB: Bastisje në rajonin e Tetovës – konfiskohen mbi 75.000 copë mjete piroteknike!

MPB-ja njofton se gjatë ditës së sotme (21.12.2024) në periudhën nga ora 09:30 deri më 14.20, zyrtarë policor të SPB-Tetovë me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje nëpër shtëpitë, shitore dhe hapësira tjera tek B.A (40) nga f.Sellcë i Tetovës, si dhe në tre tezga të improvizuara në Tetovë pronë të S.M (35) dhe M.A (54) të dy nga Tetova dhe J.N (56) nga Bukoviqi i Shkupit.

Gjatë bastisjeve, sic njofton MPB-ja, janë gjetur 75.889 copë mjete piroteknike dhe 346 kg duhan.

Personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të inicohen kallëzime përkatëse – thonë nga MPB-ja.

Burimi: TV KLAN

Related posts

Mjegull në rrugët Tetovë-Grupçin, Kumanovë – Shkup dhe Katllanovë – Veles

Gazeta Max

Detaje tronditëse nga mjekja në Pirogov! Shërimi i plotë për pacientët nga tragjedia në Koçan mund të zgjasë 5 deri në 7 vjet

Gazeta Max

Hamidi: M-NAV nuk shfrytëzon të holla nga buxheti i shtetit, as për paga as për investime kapitale

Gazeta Max