Jabllanoviq kundër protestës së sotme të serbëve

Date:

Ish-ministri Jabllanoviq kundër protestës së sotme të serbëve: Protestë për çka?
Ish-ministri i Kosovës për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, i cili është edhe kryetar i Partisë Serbe të Kosovës, ka kritikuar mbajtjen e protestës së bashkëkombasve të tij në disa komuna të Kosovës.
Ai tha se Lista Serbe duhet të mbahet përgjegjëse pse dështoi të merret vesh me kryeministrin Albin Kurti, në qeverinë e të cilit bën pjesë, për zgjedhjet serbe të 3 prillit.
“Protesta kundër çfarë dhe pse? Tani qytetarët duhet të mbrojnë me prezencën e tyre paaftësinë e Listës Serbe, e cila nuk ka mundur të pajtohet me kryeministrin e tyre Albin Kurti që t’u lejojë zgjedhjet serbe. Lista Serbe është partnere e Albin Kurtit”, tha Jabllanoviq në një deklaratë për RTV Kim.
Ai ka theksuar se Lista Serbe nuk ka të drejtë të largohet nga institucionet sepse “përfaqësuesit e saj nuk po mund të bëjnë marrëveshje politike” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Nëse duan të shprehin pakënaqësinë e tyre me këto institucione në një farë mënyre, nga ku i marrin pagat e tyre, e të cilat janë shumë të larta dhe përndryshe kanë dy rroga, duhet t’ua dhurojnë pagat disa organizatave humanitare serbe në Kosovë dhe të qëndrojnë në institucione për të luftuar për serbët”, tha Jabllanoviq.
Në fund, Jabllanoviq tha se ka frikë që serbëve do t’u duhet që për 3 prill t’iu hipin autobusëve dhe të shkojnë në mënyrë të organizuar për “votim të kontrolluar” në Serbi.
Jabllanoviq ishte shkarkuar nga pozita e ministrit nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa, pasi kishte ofenduar nënat e Gjakovës.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

E keni dëgjuar super bashkëpunimim ” Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Ata janë artistë të njohur të folkut shqiptar, me...

Njihuni me Bajrush Berisha që solli në Ramazan “Mirësevjen Dashuri”

Ai është vetëm 22 vjeç por që kur ka...

Grubi: Ftoj edhe VMRO-në të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të...

Flamur Rudi djali nga Prizreni që mendon për atmosferën e shqiptarëve në Gjermani

Ai është një djalosh bukurosh me origjinë nga Prizreni...