GazetaMax
Lajme

MPJ me reagim të ashpër ndaj deklaratës së eurodeputetit bullgar Xhambaski

Shkup, 25 janar – Ministria e Punëve të Jashtme sonte reagoi ashpër duke i dënuar deklaratat e eurodeputetit bullgar, Angell Xhambaski, me të cilat e përkujton presidentin Stevo Pendarovski se si kanë përfunduar në të kaluarën të gjithë ata që kanë tentuar t’ua ndalojnë hyrjen liderëve të VMRO-së.

Nga MPJ-ja informojnë se përmes rrugëve diplomatike është informuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.

“Në këtë rast, Ministria do t’i rekomandojë edhe Presidentit që t’i përgjigjet në mënyrë të duhur kolegut të tij, Presidentit Radev, dhe për këtë sjellje do të kërkohet njoftim dhe kërkesë për distancim edhe nga Kryetari i Parlamentit Evropian”, thuhet në reagim.

Kërcënimet, deklaratat për kërcënime, siç thuhet në kumtesë, janë çështje me të cilat merren organet e sigurisë. “Presim që ata seriozisht t’i marrin parasysh deklaratat e fundit të Xhambaskit dhe të marrin vendimin e duhur për qasjen e tij të kufizuar në vend”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Eurodeputeti bullgar, Xhambaski sot përmes rrjeteve sociale në mënyrë indirekte i dërgoi kanosje presidentit Pendarovski.

“Çfarë paraqet për ne një ndalesë e tillë? E porosis Stevo Pendarovskin se në të kaluarën edhe të tjerë janë përpjekur t’ua ndalojnë hyrjen liderëve të VMRO-së në Maqedoni, ndërsa shembulli i tillë i fundit është me atë jugosllav, me mbretin serb Aleksandar Karagjorgjeviq. Nëse përpiqen të ma ndalojnë hyrjen në Maqedoni, le t’i kthehen historisë dhe le të mësojnë prej saj”, shkroi Xhambaski.

Related posts

Drejtori Festim Halili me trorinet elektronik promovon agjendën e gjelbër

Gazeta Max

Micotakis – Kovaçevski: Po punojmë në pavarësinë energjetike dhe diverifikimit të burimeve për furnizim me energjensë

Gazeta Max

“Fasulja e Tetovës” produkt drejt zhdukjes, kërkohet brendimi për të nxitur kultivimin në Pollog

Gazeta Max