GazetaMax
Ballina

Mucunski – Fidan: Rikonfirmohet gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit bilateral

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ), Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Turqisë, në kuadër të delegacionit të kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski u takua me shefin e diplomacisë turke, Hakan Fidan.

Siç bën të ditur MPJTJ në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dhe tradicionalisht miqësor mes dy vendeve, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh. Dy ministrat, madje diskutuan për avancimin e marrëdhënieve në sferat me interes të ndërsjellë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për thellimin e tij, si në segmentin e tregtisë së jashtme ashtu edhe në atë të investimeve.

“Në fokus të takimit ka qenë edhe Deklarata e përbashkët politike për krijimin e një këshilli të lartë të bashkëpunimit ndërmjet qeverive të dy vendeve e cila dhe u nënshkrua si e tillë. Ky Këshill ka për qëllim të promovojë dhe intensifikojë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë – në nivel bilateral, rajonal dhe global”, theksohet në deklaratë.

Ministrat Mucunski dhe Fidan, shtohet në kumtesë, rikonfirmuan gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat kyçe dhe theksuan rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për promovimin e stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit politik ndërmjet dy vendeve.

Related posts

Suplementet që ngadalësojnë procesin e dobësimit të shikimit

Gazeta Max

Studimi zbulon se foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri mbi një vit kanë pikët më të larta në testet e të menduarit në adoleshencë

Gazeta Max

Pas djegies së veturës, reagon Grubi: Sulmet dhe kërcënimet e vazhdueshme janë veprime qyqare, në politikë jam për të shërbyer e për të lënë gjurmë me punë dhe vepra

Gazeta Max