GazetaMax
Kuriozitete

Mungesë

Poezi nga Jorge Borges

Përktheu: Erion Karabolli

Do të më duhet ta ringre jetën e shkretuar
që ende sot është pasqyra jote:
çdo mëngjes ta rimëkëmb do të më duhet.
Që kur u largove,
sa shumë vende, të kota janë shndërruar,
të pakuptimta, njësoj
si dritat në mesditë.
Buzëmbrëmjet që qenë korniza të imazhit tënd,
meloditë me të cilat gjithmonë më prisje,
fjalët e asaj kohe,
me duart e mia do të më duhet t’i thyej.
Në ç’thellomë do ta fsheh shpirtin tim
që të mos e shohë mungesën tënde,
që si një diell i tmerrshëm, pa perëndim,
rrëzëllen përfundimtare dhe mizore?
Mungesa jote më rrethon
si litari grykën,
si deti atë që mbytet.

Related posts

Lewis Hamilton: Ndihem i ri dhe i freskët, mund të shkoj deri në 400 gara

Gazeta Max

Milan shfrytëzoi mbrëmjen gala të ‘Gran Gala Del Calcio’ për të negociuar rinovimin me Leao

Gazeta Max

Distria Krasniqi mposhtet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Gazeta Max