GazetaMax
Lajme

Mungon mjeku amë, shkatërrohen dokumentet e banorëve në ambulancën e fshatit Sfillare

Shkup, 24 Prill – “Qe sa ditë është në këtë gjendje? Gati katër ditë. A ka ardh dikush ta sheh prej institucioneve? Deri tash jo. Me vetëiniciativë e mbylla derën që të siguroj sadopak që mos ta ndezin. Pasi me të vërtetë kjo është turp”.

Ambulanca në fshatin Sfillare të Komunës së Sarajit është demoluar krejtësisht. Janë thyer dyert, dritaret dhe të gjitha dokumentat e banorëve janë shkaravitur. Kryetari i Bashkësisë Lokale Samet Abdullahu thotë se autoritetet shëndetësore duhet urgjentisht të angazhojnë një mjek amë në këtë poliklinikë.

“Apeli është deri te ministria e shëndetësisë dhe Shtëpia e shëndetit që sa më shpejtë procedura të përshpejtohet dhe të kemi një mjek. Ne si bashkësi lokale do të organizohemi që të pastrohet dhe rregullohet të kontribojmë që sa më shumë që ta kthejmë në gjendje siç ka qenë apo ndoshta edhe më mirë”.

Dyshimet e banorëve është se ambulanca është demoluar na banorët e pandërgjegjshëm. Ndërsa nga Shtëpia e Shëndetit Publik infrormojnë se në aumbulancën nuk ka dëmë të mëdha përveç se është thyer dera, por se do të rregullohet në ditët në vijim.

“Procedura për dhënien me koncesion të autoambulancës është në proces e sipër. Në ditët në vijim është planifikuar të publikohet shpallja publike për dhënie në koncesion. Ka mjekë të interesuar që kanë shprehur interesim për ta marrë me koncesion këtë ambulancë”.

Që mos të demolohet sërish kryetari i bashkësisë lokale ka vendosur drynin. Ndryshe dy mijë pacientë mbetën pa mjek amë dhe janë të detyruar ilaçet t’i blejnë privat, kjo pasi katër muaj më parë ndërroi jetë mjekja.

Related posts

Garë stafetore humanitare “Shtrije dorën 2022” për personat me Uillson

Gazetamax.mk

Dy mbledhje të Komisionit kuvendor ligjdhënës-juridik

Gazetamax.mk

Hulumtim: “Propozimi francez” i papranueshëm për 57 për qind të qytetarëve të anketuar

Gazetamax.mk