GazetaMax
Adrenaline

Muriqi: Nuk largohem dhe nuk dua që të më shes Majorka

Vedat Muriqi e ka konfirmuar edhe një herë vendimin e tij për të qëndruar tek Majorka. Ylli kosovar kishte nënshkruar kontratë afatgjate vitin e kaluar dhe krejt fokusin e ka tek klubi ishullor spanjoll.

“Unë nuk dua të largohem dhe nuk dua që Majorka të më shesë”, deklaroi Muriqi për “Diario de Majorka”.

Madje, ai ka aspirata të mëdha me ekipin e La Ligas.

“Shpresoj ta kemi një vit edhe më të mirë. Do të ishte një ëndërr ta fitojmë “Copa del Rey” dhe të luajmë në Evropë”, nënvizoi tutje ai.

Muriqi i realizoi 15 gola në sezonin e kaluar në kampionatin spanjoll dhe 5 të tjera paraprakisht në gjysmë edicioni sa ishte i huazuar nga Lazio. Me 20 gola në total në ligën spanjolle, ai po shkon me hapa të sigurt drejt thyerjes së rekordeve. Sidoqoftë, prizrenasi nuk e sheh ende veten një legjendë e ekipit spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.

“Unë nuk ndihem yll i ekipit, nuk kam bërë ende asgjë”, përfundoi Muriqi.

Për ish-futbollistin e Fenerbahçes dhe të Lacios thuhet se interesim kanë shfaqur klubet e La Ligës, të Premierligës, në Serie A dhe në Superligën turke.

Related posts

Kur pritet të merret vendimi final për Manchester Cityn

Gazetamax.mk

Mbyllet pjesa e parë pa gola në ndeshjen Atletico Madrid – Manchester City

Gazetamax.mk

Ndalohet shitja e birrës në stadiumet e Kupës së Botës

Gazetamax.mk