GazetaMax
Lajme

Nataliteti në vend është në rritje

Shkup, 28 Maj – Në tremujorin e parë të vitit 2022 në vend janë regjistruar 4009 lindje, duke krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku numri i tyre është rritur për 2,9%, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Në tremujorin e parë të këtij viti kanë vdekur 7427 persona, prej tyre 12 foshnje, që është një rritje prej 7,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Shtesa natyrore është -3 418, që do të thotë se për kaq shumë njerëz numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve.

Në këtë tremujor janë lidhur 2468 martesa dhe numri i tyre është më i ulët për 8,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në të njëjtën periudhë janë pranuar 459 raporte për shkurorëzime.

Related posts

ZZHTI ka vendosur standardet ndërkombëtare ISO për luftën kundër korrupsionit dhe cilësinë e punës

Gazeta Max

Ministria e Shëndetësisë “e përgjumur” Kumanova ka mungesë të barnave!

Gazeta Max

Ahmeti: Si në luftë ashtu në paqe, Tetovarët asnjëherë nuk u dorëzuan përballë padrejtësive që i kanosen popullit tonë

Gazeta Max