GazetaMax
Lajme

Ndahet nga jeta, Milaim Fejziu, njëri nga themeluesit e UT

Ka ndërruar jetë Milaim Fejzi, njëri nga themeluesit e Universitetit të Tetovës, raporton monitor.mk. ky lajm është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit, profesorit, të cilët lajmin e kanë shpërndaré në rrjetin social facebook.

“Inna Lillahi ve inna ilejhi raxhiun…
Te Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi…
Ndroi jete babai yne Prof.Milaim Fejziu.
Varimi do te behet sot me namazin e iqindis…
Allahu e meshirofte” shkruher në njoftimin e familjes Fejzi.

Milaim Fejzi ishte themelues dhe kryetar i parë i Senatit të Universitetit të Tetovës. Ai ishte një nga figurat më emblematike të rezistencës kombëtare dhe gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimit shqiptar në vend. Bashkë me Fadil Sulejmanin u burgisën për themelimin e Universitetit të Tetovës. Profesor Fejziu është autor i librit “Themelimi i Universitetit të Tetovës: hap historik i shqiptarëve në Maqedoni” si dhe shumë studimeve të tjera.

Related posts

Bishevac: Makina ime është demoluar për shkak të kritikave ndaj qeverisë

Gazeta Max

Vazhdon ulja e numrit të të infektuarve nga Covid

Gazeta Max

“Grupi Kumanovës” në grevë urie nuk u lejohen vizitat familjare, torturë psiqike edhe përgjatë burgosjes fizike

Gazeta Max