GazetaMax
Lajme

Ndërpritet seanca e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së për rastin Onishçenko

Shkup, 15 dhjetor – Në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për mbikëqyrje mbi punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë për zbulim morën pjesë deputetët edhe të opozitës edhe të pushtetit me qëllim që të propozohet puna, por nga ASK nuk pati asnjë përfaqësues i cili do të vazhdonte të referojë për atë se si personi Oleksandar Onishçenko ka marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe mendime pozitive, deklaroi kryetari i Komisionit, Lupço Prenxhov, pasi e ndërprenë seancën për shkak të mospasjes së kushteve të punës.

Prenxhov potencoi se sot nuk kanë bërë mbikëqyrje pse përfaqësuesit e ASK-së nuk kanë marrë pjesë në seancë, por paralajmëroi se për një kohë të shkurtër sërish do ta konvokojë këtë seancë në rend dite të së cilës pika e vetme është rasti Onishçenko.

“Do të bisedojmë, kjo nuk do të përfundojë këtu, seanca nuk është e mbyllur, pika nuk është e mbyllur, në periudhën e ardhshme do të konvokojmë sërish seancë me qëllim që misteri Onishçenko përfundimisht të ketë epilog”, tha Prenxhov, duke potencuar se do të kërkojnë përgjigje edhe nga drejtori i ri i ASK-së.

Prenxhov e vlerësoi si të papërgjegjshme sjelljen e të punësuarve në ASK, për shkak të mosprezencës së përfaqësuesit të tyre në seancë.

“Në vend se Agjencia më shumë të kujdeset për sigurinë e qytetarëve kam përshtypjen se ata me veprimet e tyre bëjnë që qytetarët të ndjehen të pasigurt në shtetin e tyre. Është e papërgjegjshme sjellja askush të mos paraqitet në këtë seancë, duke e pasur parasysh se qytetarët janë ata të cilët paguajnë edhe për paga edhe për të punësuarit edhe për logjistikën e të gjithë funksionarëve publikë duke i përfshirë edhe të punësuarit në ASK,” tha Prenxhov.

Vazhdimi i parë i seancës, e cila gjithashtu ishte e mbyllur për opinionin, u ndërpre pasi pati informacione se në Jutjub është dëgjuar ajo që ka folur Dimovski.

Qeveria dje për drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Nacionale e emëroi, Zarko0 Milloshevski, i cili deri më tani ishte ndihmës-drejtor i Sektorit për Kontrolle Sigurie dhe regjistrit të NATO-s në ASK.

Related posts

Haradinaj: Vendimi për themelimin e Ushtrisë, trashëgimi e brezit të UÇK-së

Gazetamax.mk

Seanca për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese vazhdon nesër

Gazetamax.mk

Ademi dhe Bekteshi vazhdojnë takimet në Kumanovë, në Lagjen Skenderbeu

Gazetamax.mk