GazetaMax
Lajme

Ndërpritet transporti hekurudhor mes Bjellorusisë dhe Ukrainës

Aktualisht nuk ka trafik hekurudhor nga Bjellorusia në Ukrainë dhe forcat ruse nuk po përdorin hekurudhat midis dy vendeve për të forcuar forcat e tyre pushtuese në Ukrainë, tha kreu i hekurudhave shtetërore të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin.

“Kohët e fundit u kam bërë thirrje hekurudhave bjelloruse që të mos zbatojnë urdhra kriminalë dhe të mos transportojnë forcat ushtarake ruse në drejtim të Ukrainës”, tha Kamishin për Current Time.

“Për momentin, mund të them se nuk ka asnjë lidhje hekurudhore midis Ukrainës dhe Bjellorusisë. Nuk mund të diskutoj për detajet, por i jam mirënjohës hekurudhave bjelloruse për atë që po bëjnë”, tha ai.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, një pjesë e konsiderueshme e furnizimeve ushtarake ruse është sjellë në Ukrainë nëpërmjet hekurudhës Homel-Kiev, deklaroi qeveria ukrainase.

Më 17 mars, këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovich u bëri thirrje civilëve në zonën e konfliktit që të zbatojnë një “luftë hekurudhore” kundër Rusisë duke shkatërruar hekurudhat dhe pajisjet, veçanërisht në Krime, në pjesë të tjera në jug të Ukrainës, në lindje të Ukrainën dhe afër Bjellorusisë.

Në një intervistën për Current Time, një rrjet në gjuhën ruse i drejtuar nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, Kamyshin ka lavdëruar “njerëzit e ndershëm” midis punonjësve të hekurudhave bjelloruse.

“Besoj se në mesin e bjellorusëve – dhe veçanërisht në mesin e punonjësve të hekurudhave- ka ende njerëz të ndershëm. Nuk dëshiroj t’i tradhtoj. Unë u jam mirënjohës atyre për këtë që po ndodh sot… jam i sigurtë që njerëzit e ndershëm në këtë organizatë do të mund të ndalojnë punën e hekurudhave bjelloruse në lidhje me transferimin e pajisjeve ushtarake në drejtim të Ukrainës”, tha Kamyshin.

Ai shtoi se hekurudha e Ukrainës transporton rreth 60,000 ukrainas në ditë nga jugu, veriu dhe lindja e vendit në destinacionet në perëndim të vendit dhe se rreth 20,000 njerëz transportohen çdo ditë në vendet fqinje në perëndim.Kamyshin tha gjithashtu se duket që forcat ruse nuk po e godasin infrastrukturën hekurudhore.

“Aktualisht stacionet hekurudhore dhe trenat janë ende vendet më të sigurta në vend”, tha ai, duke shtuar se ka pasur disa viktima si pasojë e predhave qorre./R.E.L

Related posts

Nga java e ardhshme pritet ulja e temperaturave, qytetarët ankohen për çmimet e larta të druve

Gazetamax.mk

MPJ-ja i dënon deklaratat iredentike të deputetit bullgar Kostadinov

Gazetamax.mk

Kryetari Gashi takon ambasadoren e ShBA-së, diskutohet propozimi i AAA-së për korrupsionin politik

Gazetamax.mk