GazetaMax
Ballina

Ndërthurja e ngjyrave dhe fjalëve një kombinim magjik

Në botën e artit ka krijues që ndërthurin dy ekspresione të mrekullueshme, ngjyrat e piktorit dhe fjalët e poezisë. Ndërthurja e ngjyrave dhe fjalëve është një kombinim magjik që sjell në jetë emocione dhe imazhe të mahnitshme. Kur piktorët dhe poetët bashkëngjiten për të shprehur ndjenjat e tyre nëpërmjet artit, krijohen vepra të jashtëzakonshme që prekin shpirtin dhe imagjinatën e secilit. Piktorin kombëtar Idriz Berishën e njihja më herët nga takimet e ndryshme letrare, që gjithnjë gjatë bisedave transmetonte rrezatim pozitiv miqësorë dhe plotë respekt. Tani më ai është një personalitet i njohur për opinionin shqiptarë por edhe më gjerë, që unë pata rastin ta vizitojë edhe në atelienë e tij në Ujmirë të Klinës.

Edhe pse i lindur në vitin 1953 dukej i motivuar dhe me elan sikur të ishte në moshën e tij më të mirë. Ishte duke punuar me zell dhe koncentrik të thellë një pikturë duale me porosi të një çifti të ri të përzier, e cila shfaqte tiparet kryesore të Kosovës dhe të Argjentinës. Megjithatë për pak çaste hoqi dorë nga puna dhe nën konsumimin e kafes biseduam gjerë e gjatë për shumë tema. Pasi e shijuam edhe nga një gotë raki vendore u ngritëm ngadalë për ta vështruar secilin punim veç e veç. Mbeta i mahnitur me përdorimin e ngjyrave dhe mënyrën e artit që ishte e motivuar nga historia dhe figurat e shquara shqiptare. Në veprat e tij kishte një dhunti të jashtëzakonshme të artit dhe një formë ndryshe sesi i qasej temave.

Punimet e tij ishin një përshkrim i gjallë dhe i fuqishëm, ishin një përzierje e vërtet e teknikave piktoreske dhe secila kishte fuqinë e mesazhit që Idriz Berisha dëshironte të transmetonte. Ngjyrat e ndritshme dhe të ndërlikuara që i përdorte në piktura reflektonin thellësinë e emocioneve dhe ndjenjave të autorit. Pastaj kur e hap librin dhe lexon poezitë e tij, e kupton fuqinë dhe mesazhin kuptimplotë të fjalëve. Fliste me ritëm dhe melodi duke përdor metafora dhe simbole me imazhe të jashtëzakonshme. Me një fjalë në poezinë e tij e përjetova bukurinë e fjalisë dhe fuqinë e fjalës së përzemërt, duke na frymëzuar dhe ndikuar në shumë nivele. Nuk të nevojitet shumë për të kuptuar se piktori-poet ka një aftësi të jashtëzakonshme për të krijuar një dialog midis ngjyrave dhe fjalëve, duke bërë që veprat e tij të jenë një eksperiencë e tërësishme artistike.

 

Qindra piktura dhe mirënjohjet e shumta tregonin qartë se talentin e tij prej piktori dhe poeti e kishte shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Kishte arritur të frymëzojë dhe të mbizotërojë në skenën e artit, jo vetëm në trevat shqiptare, por kishte marrë çmime në ekspozitat internacionale si Itali, Francë dhe Zvicër,…

Çmimin e parë e kishte marrë që në moshën 21 vjeçare në Klinë, për të vazhduar pastaj me vendin e dytë në Zurich të Zvicrës. 2012/2013 Ishte shpallë piktor i vitit nga Pegasi Albania dhe kishte marrë çmime pothuajse gjithandej Kosovës.

Xhixhi siç e kishte pseudonimin ka një përvojë të gjatë pune në fushën e artit dhe letërsisë. Pash nga afër vepra të mahnitshme që shprehnin emocionet dhe ndjenjat nëpërmjet paletës së ngjyrave dhe fjalëve magjike. Punimet sjellin jehonën e emocioneve, ku ngjyrat e ndritshme shprehnin gëzimin, ndërsa ngjyrat e errëta dhe të mbyllura shfaqnin trishtimin dhe melankolinë. Ky art pamor që prodhonte Idriz Berisha ishte një kombinim i shkathtësisë së tij artistike dhe aftësisë së tij për të krijuar art kualitativ.

Madje kritikët e artit e kishin lavdëruar vizionin e tij largpamës. E kishin përshkruar si një krijues i rrallë, i cili arrin të krijojë harmoni dhe në secilën pikturë ai përcjellë një mesazh të fortë emocional nëpërmjet ngjyrës. Përdorimi i figurave njerëzore dhe simboleve kombëtare ishte karakteristikë e veçantë në punimet e shumta.

Idrizi tregonte se gjatë karrierës së tij shpeshherë ishte detyruar të hiqte dorë nga pikturat e dashura, pasi me ato kishte arritur të frymëzojë dhe të prekë shumë zemra me krijimtarinë e tij të shquar. Ai vazhdon të eksplorojë dhe të ndërtojë vepra të reja të ndërlidhura me artin e pikturimit dhe fuqinë e fjalëve. Idrizi pa asnjë dyshim është një burim frymëzimi për të gjithë ata që e admirojnë ndërthurjen e artit vizual dhe letërsis

Idriz Berisha me 1980 kishte përfunduar shkollën e artit në Pejë dhe pastaj kishte vazhduar në Universitetin e Prishtinës në Akademinë e Arteve. Kishte punuar edhe si profesor në disa shkolla, deri kur ishte angazhuar në drejtorinë komunale për kulturë, rini dhe sport. Ishte edhe anëtarë i shumë shoqatave dhe asociacioneve në Kosovë dhe Shqipëri.

Related posts

Struktura të Lëvizjes Besa kalojnë në PDE, Arjanit Hoxha viziton fshatin Pirok

Gazeta Max

Kuletat në disa lokacione në Shkup, surprizojnë qytetarët!

Gazeta Max

Bashkëshortja e Ledrit po kërkon ndihmë

Gazeta Max