GazetaMax
LAJME

Ndryshojnë datat e konkurseve, maturantët në testim për mjekësinë dhe arkitekturën

Ndërsa vijon provimi online për maturantët që kanë zgjedhur degën e mjekësisë së përgjithshme, edhe fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës do të zhvillojë konkursin më datë 23 gusht, në pallatin e Kongreseve.

Për disa nxënës ka përplasje datash dhe oraresh e rrjedhimisht, qendra e shërbimeve arsimore ka njoftuar se do të kenë mundësinë që të përcaktojnë një orar apo ditë tjetër.

Nga e hëna e 14 gushtit, çdo ditë ka vijuar testimi i informatizuar për degën e mjekësisë ku kanë aplikuar 1813 maturantë e do të përzgjidhen vetëm 400 prej tyre.

Related posts

Taravari: Nëse marrim garanci për 80 vota, mund t’i fillojmë negociatat për të hyrë në Qeveri

e-max

Lajm i mirë për shoferët/ Ulen çmimet e derivateve

e-max

Raporti i KE-së: Parlamenti duhet të ketë një rol aktiv dhe pozitiv në procesin e negociatave me BE-në

e-max