GazetaMax
Lajme

Në 23 vjetorin e masakrës, Kurti dhe Konjufca vizitojnë familjen Berisha

Krimet serbe, ende sot po i vuajnë shumë familje kosovare.
Sot janë bërë 23 vite që kur forcat serbe, kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush mos të mbijetojë, transmeton Reporteri.net.
Ndërkaq, Kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë vizituar të mbijetuarit e kësaj masakre.
Ata vendosën lule dhe bënë homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e Lirisë” dhe vizituan muzeun e martirëve të familjes Berisha.
“Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, që të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi”, ka shkruar Kurti në Librin e Zisë.
Më 26 mars 1999 forcat serbe vranë 50 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm tre anëtarë, Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha.

Related posts

Tetovarët do të presin edhe dy vjet për banesa sociale

Gazeta Max

BE tha se Kosova refuzoi propozimin e QUINT-it për zgjedhjet e Serbisë, vjen reagimi nga Besnik Bislimi

Gazeta Max

Kovid-19, në tre ditët e fundit 1.233 raste të reja

Gazeta Max