GazetaMax
SPORT

Në “frymën” e fundit, Milani e mposht Lazion

Rossonerët nuk u dorëzuan deri në minutën e fundit.
Milani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Lazios në ndeshjen e javës së 34-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Olimpico” ka përfunduar me rezultatin 1:2. “Rossonerët” përmbysen gjithçka dhe siguruan fitoren në fundin e ndeshjes, kur Sandro Tonali shënoi në minutën e tretë shtesë (90+3).

Paraprakisht golin e barazimit për skuadrën e Piolit e shënoi Olivier Giroud në minutën e 50-të.
Ciro Immobile shënoi për vendasit në minutën e katërt. Milani pas kësaj fitore ka 74 pikë dhe merr sërish pozitën e parë në tabelë, me dy pikë më shumë se Interi. Por, “Nerazzurrët” tani kanë një ndeshje më pak.
Kurse, Lazio mbetet me 56 pikë në pozitën e gjashtë.

Related posts

Conte shtyn për transferimin e Zaniolo

e-max

Rikthehet Liga e Kampionëve me fazën e eliminimit direkt

e-max

Barcelona arrin marrëveshje me yllin e Chelseas

e-max