GazetaMax
Lajme

Në Krushevë dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 20 metra

Shkup, 24 janar – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht të thata, ndërsa dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 20 metra ka në Krushevë.

Siç informon LAMM, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Amerika sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales në rastin e ish-presidentit Thaçi

Gazeta Max

Xhaferi: Romët janë pjesë e pandashme dhe e natyrshme e shoqërisë sonë

Gazeta Max

Gjukanoviq: E ardhmja e rajonit është pakthim europiane!

Gazeta Max