GazetaMax
Lajme

Në Kuvend debatohet për kandidatët për gjykatës kushtetues, në radhë Ljubomir Joveski

Shkup, 12 shtator – Pas pushimit të rregullt, vazhdoi seanca e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ku anëtarët diskutojnë për kandidaturën e prokurorit publik republikan, Lubomir Joveski, i propozuar për gjykatës kushtetues nga ana e partive në pushtet.

Sipas Ane Lashkoska, deputete e VMRO-DPMNE-së, kjo është goditja e fundit, të cilin pushteti ia bën Gjykatës kushtetuese.

“Në hulumtimet e fundit ishte rast se qytetarët kanë besim në gjykatë tetë për qind, hulumtimi i ardhshëm do të jetë zero për qind. Lirisht mund të vlerësojmë, pasi të kalojnë këto votime, këto dëshira, këta përmbarues të Zaevit të bëhen gjykatës kushtetues, se në Republikën e Maqedonisë më Gjykatë kushtetuese nuk ekziston”, tha Lashkoska.

Bashkëpartiakja e saj, Daniella Hristova, megjithatë, deklaroi se Joveski ka përvojë në gjyqësi, por, siç tha, me atë ka përvojë edhe në numrin më të madh të aferave djhe skandaleve kriminele. Ajo tha se ky kandidat nuk mund të jetë i mirë, i paanshëm dhe gjykatës i drejtë kushtetues.

“Derisa Prokuroria është rojtari i kriminelëve të pushtetit aktual, nuk do të besoj se Lubomir Joveski është njeriu i duhur për funksionin më të lartë në gjyqësi. Njeriu, i cili është kundërshtim total i asaj që duhet të jetë. Njeriu i cili është mbrojtës i krimit dhe korrupsionit në shtet. Thjeshtë, duhet të largohet edhe nga prokuroria dhe në përgjithësi nga gjyqësia dhe me pothuaj 69 vjetët e tij, më së miri do të ishte t’i jetojë në qetësi ditët e tij të pensionit, e jo të jetë dëgjues i verbër i pushtetit”, tha Hristova.

Në pjesën e paraditës së seancës, anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve nuk dhanë përkrahje që profesori universitar Savo Klimovski të zgjedhet gjykatës kushtetues, si propozim të opozitës.

Anëtarët e këtij Komisioni, ditët e fundit i kanë përkrahur kandidatet Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjykatësin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender.

Filtrin e komisionit nuk e kaluan kandidatët Todor Vitlarov, i punësuar në Prokurorinë e lartë publike në Shtip, gjykatësi në pension, Branko Sekulovski, Voislav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjykatësja e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska. Deri më tani është refuzuar edhe kandidatura e profesoreshës universitare, Rodna Zhivkovska, e cila është propozuar nga opozita.

Gjykata Kushtetuese ka më shumë se një vit që punon me një përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e planifikuar, katërve u ka skaduar mandati.

Related posts

Kjo vjeshtë politike do të ketë emrin e Lulzim Bashës!

Gazetamax.mk

Shtrenjtohet dizeli, çmimi i ri 99,5 denarë

Gazetamax.mk

Ndihma humanitare nga Kryqi i Kuq për në Ukrainë

Gazetamax.mk