GazetaMax
Lajme

Në majat e Himalajeve u mblodhën 11 tonë mbeturina, u gjetën edhe katër kufoma

Ushtria e Nepalit njoftoi se këtë vit nga majat e maleve Everest, Nuptse dhe Lhotse në Himalaje janë mbledhur 11 tonë mbeturina ndërsa janë nxjerrë 4 kufoma dhe një skelet, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “The Himalayan Times”, është kryer pastrimi vjetor i disa maleve në Himalaje, përfshirë edhe Everestin, malin më të lartë në botë.

Në njoftimin e ushtrisë nepaleze thuhet se si rezultat i pastrimit prej 55 ditësh, nga majat e maleve Everest, Nuptse dhe Lhotse në Himalaje janë mbledhur 11 tonë mbeturina ndërsa janë nxjerrë 4 kufoma dhe një skelet.

Gjithashtu në njoftim është bërë e ditur se brenda 5 vitesh janë nxjerrë nga malet gjithsej 119 tonë mbeturina, 14 kufoma dhe disa skelete.

Drejtori i Alpinizmit në Departamentin e Turizmit të Nepalit, Rakesh Gurung, në deklaratën për BBC tha se qeveria planifikon të ndajë më shumë buxhet për mbledhjen e mbeturinave në të ardhmen.

Ai theksoi se qeveria po punon për të reduktuar numrin e alpinistëve që përpiqen të ngjiten në majën në mënyrë që të zvogëlojë turmën në mal dhe të garantojë sigurinë.

Vlerësohet se në malin Everest ka më shumë se 50 tonë mbeturina dhe më shumë se 200 kufoma.

Related posts

BE tha se Kosova refuzoi propozimin e QUINT-it për zgjedhjet e Serbisë, vjen reagimi nga Besnik Bislimi

Gazetamax.mk

Llalla: Grubi i qartë, e tha të vërtetën, VMRO është nxitëse e urrejtjes

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti: Vuçiç nuk ndihej mirë në Ohër, duhet një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë

Gazetamax.mk