GazetaMax
Adrenaline

Në transmetim direkt, Van Dijk e pyeti Henryn se përse nuk po ia kthen mesazhet në telefon – francezi pati arsye qesharake

Virgil van Dijk e ngacmoi në mënyrë qesharake Thierry Henryn për injorimin e mesazheve të tij, përpara se francezi të kishte mundësinë të përgjigjej drejtpërdrejt në transmetim.
Holandezi u vlerësua si qendërmbrojtësi më i madh në historinë e futbollit të martën mbrëma nga Michael Owen, përpara gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të Liverpoolit me Villarrealin.
Askush në mbrojtjen e Reds nuk u vlerësua për paraqitje në pjesën e parë të lojës, pasi skuadra spanjolle shkoi në pushim me epërsi 2-0 dhe dukej se mund të bënte një përmbysje të madhe.
Në fund, Van Dijk kishte disa fjalë për analistët e BT Sports, por nuk kishte të bënte me deklaratën e Owen, përkundrazi ai kishte disa fjalë për një ish-sulmues tjetër.
Gjatë intervistës, mbrojtësi holandez pyeti se kush ishte në studio, duke pritur me padurim që intervistuesi të thoshte emrin e Henryt.
Kur u tha, Van Dijk menjëherë adersoi ankesën e tij ndaj legjendës së Arsenalit: “I dërgova mesazh atij (Henryt). por ai nuk ma ktheu”, duke i thënë intervistuesit të transmetonte mesazhin.

Për fat të mirë, televizioni bëri pikërisht këtë, me Kate Abdo që më pas kaloi te ish-anëtari i Barcelonës për t’u përgjigjur vetë, dhe e gjithë kjo bëri një paraqitje qesharake.
“Unë në fakt nuk e kam më numrin e tij”, tha francezi. “Unë do të shkoj përmes dikujt tjetër për të marrë numrin e tij”.
“Kam ndryshuar numrin tim dhe kur vendosa të gjithë numrat e mi në telefonin tim të ri, numri i tij nuk ishte më atje”, ka bërë të ditur Henry.
Më pas ai shtoi se: “Ai nuk dërgoi mesazh në numrin e duhur. Unë do ta marr atë. Ju jeni në të vërtetë i mërzitur sepse ai po më dërgon mesazhe”.
Duket se raportet mes dyshes janë tejet të mira, por që natyrisht se ngacmimi i Van Dijk në drejtim të Henryt ishte diçka e bukur. 

Related posts

Brooklyn Nets suspendon Kyrie Irving me pesë ndeshje pa pagesë

Gazetamax.mk

Tottenham afër marrëveshjes me lojtarin e Juventusit

Gazetamax.mk

Duka rizgjedhet president i FSHF, fiton mandatin e gjashtë

Gazetamax.mk