GazetaMax
Lajme

Në vendet turistike dita e diel të punohet? LSM është kundër

Shkup, 13 maj – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk pajtohet të miratojë ndryshime ligjore që do të mundësojnë që e diela të jetë ditë pune në qendrat turistike. Zgjidhja aktuale ligjore që është në fuqi, thonë nga LSM, është miratuar me dialog, dhe ajo mundëson punë të dielave në kushte të caktuara.

“Me ndryshimet ligjore, LSM dhe partnerët social i dhanë mundësinë dyqaneve apo kioskave të specializuara në vendet turistike që të punojnë në kushte të parapara me ligj, është paraparë edhe mundësia e punës në qendra tregtare, stenda dhe kioska gjatë ngjarjeve sportive, festivaleve, panaireve, eventeve e të ngjashme, ndërsa është paraparë edhe mundësia që në dyqane tregtimi me pakicë i ushqimeve, pijeve etj të bëhet personalisht nga pronarët e dyqaneve. Nuk duhet të jetë sepse pronarët e kanë ndjerë se çfarë do të thotë të punosh të dielën, të të mohohet ajo e drejta dhe të lejohet të punojë përsëri, kurse ata të pushojnë”, thonë nga LSM.

Në këtë mënyrë, thonë nga Sindikata, besojmë se mbulohen të gjitha nevojat e turistëve në destinacionet turistike për sa i përket shërbimeve tregtare. Rikujtojnë se ata punëtorë që do të punësohen për punë të dielën kanë të drejtën e shtesës së pagës për punë të dielave dhe ditëve të festave të paktën në lartësi prej 100 për qind për çdo orë të kaluar në punë, si dhe të drejtën e pushimit javor në një ditë tjetër të javës.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregtinë, shtojnë nga Sindikata, është miratuar përmes dialogut social dhe si partner social përfaqësues, LSM pret që në vazhdimësi të respektojë Ligjin për tregti dhe Ligjin e punës, duke përfshirë edhe pjesën e ndryshimeve ligjore për të dielën – ditë jo pune dhe për të mos bëhen ligjore gjërat e kundërligjshme.

“Propozim-ligji i paralajmëruar nga Ministria e Ekonomisë, nëse i është dorëzuar Kuvendit, është bërë pa dialog social dhe është nënvlerësim i përfaqësuesve të punonjësve dhe punoonjësve në përgjithësi, i cili është i papranueshëm”, theksojnë në LSM.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë paralajmërojnë se, si në rastet e nismave të mëparshme të subjekteve të tjera politike, edhe në këtë rast do të ndërmarrin iniciativë në Kuvend për zgjidhje ligjore me të cilën do të kërkohet të lejohet e drejta për punë shtesë për tetë orë në javë, të cilat do të punohet obligativ të dielën për zyrtarët të cilët mendojnë të parashtrojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti në pjesën e të dielës ditë jopune.

Related posts

Sulmohet fizikisht sekretari i klubit “Car Borisi III” në Ohër

Gazetamax.mk

Opozita akuzon Qeverinë për korrupsion, kërkon zgjedhje të reja

Gazetamax.mk

Fshati Pallçisht mbi dy dekada pa ujë të pijshëm

Gazetamax.mk