GazetaMax
LAJME

Nedellkov: Nuk bëjmë inate me Qeverinë, këto janë probleme reale

Shkup, 20 prill – Shumë moti sindikatat nuk kanë qenë kaq aktuale sa kohëve të fundit – LSM me pagën minimale dhe tani SASHK me grevën e përgjithshme në arsim dhe kërkesat për rritje të pagave, transmeton Zhurnal.

Jakim Nedellkov nga SASHK sot bëri të ditur se sot gjatë ditës do të debatohet dhe shqyrtohet oferta e Qeverisë për rritje të pagave për 10%.

“Edhe zyrtarisht sot dotë debatojmë për ofertën e Qeverisë të sjellur nga seanca e mbrëmshme për rritje të pagave për 10%. Do të bëjmë konsultime të gjera. Të dielën kishim raport nga sondazhi për ofertën që na dorëzoi Qeveria gojarisht dhe tani me shkrim, por 95% e anëtarëve u deklaruan se nuk e pranojnë”, thotë Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK.

Ai shton se ka presione mbi protestuesit dhe bëhen lista për atë se kush proteston dhe kush jo. Shumë po përmendet ajo nëse do të paguhen pagat për ditët që po mbahen greva, e kjo përjetohet si presion, shprehet ai.

Opinioni është e ndarë lidhur me grevën e punonjësve të arsimit. Avokati i Popullit tha se kur bëhet fjalë për dy të drejta të ndryshme prioritet kanë fëmijët.

“Nuk kontestohet sa mund të qëndrojmë, kontestuese është sa Qeveria do të qëndrojë e groposur në pozitën e sja. Qeveria nuk na dëgjoi kur flitnim për rritjen e menjëhershme të pagës minimale, e tani kur tanimë është rritur paga minimale duhet të rriten edhe tonat sepse po presim tanimë gjashtë vite. Gota u stërmbush me atë që me rritjen e pagës minimale tani kemi vende të ndryshme pune komplekse me paga të njejta. Nuk është problemi te padurimi ynë”, thotë Nedellkov.

Nedellkov paralajmëron sondazh të ri të anëtarësisë dhe do të ketë informata të reja nesër.

“Ne shprehëm falenderim deri te prindërit dhe shprehim keqardhje që përballen me këto probleme. Por në vitin 2014 ishte sjellur ligj për greva për sjelljen e mësimdhënësve zëvendësues gjatë kohës së grevës. Ne e kritikojmë këtë ligj, nuk bëjmë inat me Qeverinë, por kjo është nevojë reale” thotë Nedellkov.//Zhurnal.mk

Related posts

Sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Visar Ganiut

e-max

Konsulli Mihajlo Filev: Ohri do të jetë urë për një të ardhme më të mirë të dy vendeve fqinje

e-max

ASHMAA: Në radio dhe televizione në vitin 2021 janë punësuar 2.449 persona

e-max