GazetaMax
LAJME

Neni 45 i Statutit të BDI-së, Ali Ahmeti shkarkon drejtuesit e degëve dhe emëron ushtrues detyre

Emërimi i shefit të diplomacisë, zëdhënësit aktual të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Bujar Osmani për koordinator të degës së Çairit në Shkup nga i të pakënaqurve në kampin integrist, i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” u cilësua si jo statutory, shkruan PRESSonline.mk

Por, sipas statutit të BDI-së kryetar i partisë zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 përqind të votave nga numri i përgjithshëm i delegatëve të kongresit. Në Nenin 45 të statutit të BDI-së thuhet se: “lideri në emër të partisë i pezullon vendimet e degëve, shkarkon drejtuesit e degëve dhe këshillave vendor dhe emëron ushtrues detyre në këto organe si dhe shpërbën Degën ose Këshillin Vendor të partisë që bie ndesh me përcaktimet programit ose Statutin e parties”.

Pra bazuar në statuin e BDI-së kryetari i partisë është ai që prezanton dhe përfaqëson partinë dhe në mënyrë aktive ndikon në sendërtimin dhe valorizimin e përcaktimeve programore të partisë.

Related posts

USAID festoi 30 vjetorin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut

e-max

Në krye të OSBE-së prapë një shqiptar. Ekspertët: Roli i shqiptarëve në Ballkan thelbësor

e-max

250 vite larg Shqipërisë, vazhdon të ruajë traditat dhe gjuhën shqipe në Moldavi

e-max