GazetaMax
Lajme

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë

Nënkryetari i BDI-së, deputeti Arbër Ademi po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtem, Bujar Osmanin.

Ademi dhe Osmani kanë zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit të Suedisë, Andreas Norlen.

Në fokus të takimit ishte procesi integrues evropian i Maqedonisë së Veriut, që fitoi një dinamikë të re me fillimin e negociatave për anëtarësim.
Deputeti Ademi ka falënderuar Mbretërinë Suedeze për aktivitetet dhe rolin e Suedisë nga pozita e kryesuesit të Këshillit të BE-së, duke theksuar se Suedia është një nga partnerët tanë më të mëdhenj që ofron mbështetje për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Zhurnal mëson / Bilall Kasami nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve

Gazeta Max

Faktet historike dëshmojnë: Himara nuk mund të jetë greke!

Gazeta Max

Bujare Abazi emërohet kryetare e Komisionit për Letra me Vlerë

Gazeta Max