GazetaMax
Lajme

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski do të marrë pjesë në Konferencën e Gjashtë Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve në Gjenevë

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Antonio Millososki, do të marrë pjesë në Konferencën e Gjashtë Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, që do të mbahet nga 29 deri më 31 korrik 2025 në Gjenevë, në organizim të Unionit Ndërparlamentar (UNP) dhe Kombeve të Bashkuara.

Konferenca, siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, e cila mbahet çdo pesë vjet, është platforma më e lartë për shkëmbim dhe dialog parlamentar në nivel global, e cila do të bashkojë kryetarët dhe përfaqësuesit e lartë të parlamenteve kombëtare nga e gjithë bota. Qëllimi kryesor i këtij takimi të rëndësishëm është forcimi i dimensionit parlamentar në bashkëpunimin ndërkombëtar, promovimi i demokracisë, sundimit të ligjit, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Konferenca do të përfshijë debate plenare, panele tematike, takime dypalëshe, si dhe miratimin e deklaratës së përbashkët, me të cilën parlamentet do të riafirmojnë angazhimin e tyre për të kontribuar në mënyrë konstruktive në përballjen me sfidat globale.

Related posts

Qeveria dëshiron të parandalojë lajmet e rreme për krizën energjetike, do të informojë rregullisht

Gazeta Max

Afrim Gashi takoi ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja

Gazeta Max

Rhein Blick Krefeld – Një projekt prestigjioz në brigjet e lumit Rhein

Gazeta Max