GazetaMax
Lajme

Nënshkruhet marrëveshja me IRD Engineering për mbikëqyrjen e ndërtimit të katër seksioneve të autostradës

Shkup, 2 shkurt – Fillon procesi i negociatave me konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër seksioneve të autostradës me gjatësi mbi 120 kilometra në korridoret 8 dhe 10-d, ndërsa gjatë vitit pritet të nisin aktivitetet e ndërtimit.

Këshilli drejtues i përbërë nga përfaqësues të institucioneve nesër do të mbajë një takim, pas së cilës do të fillojnë negociatat e grupit punues në bashkëpunim me konsulentin e përzgjedhur IRD Ingineering dhe mbikëqyrja për projektin me të cilin u nënshkrua marrëveshja sot në Qeveri, pasi Kompania ka dorëzuar garancinë bankare për ofertën prej 1.374.304.070 denarë, të cilën e ka dorëzuar në tender.

“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme për ndërtimin e katër seksioneve me standardin dhe cilësinë më të lartë, që korrespondojnë me cilësinë e rrugëve që po ndërtohen në BE. Nuk kam dyshim se kemi njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme për të përfunduar projektin në kohë dhe me cilësi të lartë”, tha Paolo Orsini, drejtor i IRD Engineering pas nënshkrimit të Marrëveshjes me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Me këtë projekt është planifikuar ndërtimi i autostradave: Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë 22.5 kilometra, Gostivar – Bukojçan 30.1 kilometra, Tetovë – Gostivar 27 kilometra, dhe seksioni nga Korridori -10 d Prilep – Manastir 43.4 kilometra. Për atë qëllim në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë paraparë 15 miliardë denarë ose 244 milionë euro.

Sipas Kovaçevskit dhe Grubit, ky është projekti më i madh i infrastrukturës kapitale në historinë e vendit.

“Marrëveshja do të na mundësojë lidhje moderne dhe të shpejtë me rajonin, por edhe modernizim të infrastrukturës në vend”, tha Kovaçevski.

Qeveria vitin e kaluar nënshkroi një memorandum me “Behtel dhe Enka” ndërsa Kuvendi miratoi ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e tij si partner strategjik për këtë projekt

Related posts

Komuna e Gostivarit miratoi Planin aksional për personat me nevoja të veçanta

Gazeta Max

Flamur Gjoleka kandidat për kryetar të Komunës së Dollnenit nga BDI

Gazeta Max

Lokalizohet zjarri në Drenovec të Tetovës, duke mos lejuar që të afrohet te shtëpitë

Gazeta Max