GazetaMax
Lajme

Nënshkruhet Programi Kulturor i Ansamblit për vitin 2026

Sot, drejtori i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV, z. Jetmir Rexhepi, nënshkroi programin zyrtar kulturor për vitin 2026 – një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të identitetit tonë kulturor kombëtar.

Viti 2026 do të jetë i mbushur me projekte të reja, aktivitete artistike dhe paraqitje të denja në skenat vendore e ndërkombëtare, që kanë për qëllim promovimin dinjitoz të vlerave tona popullore – këngës, valles dhe trashëgimisë shqiptare.

Nën vizionin dhe udhëheqjen profesionale të drejtorit Rexhepi, Ansambli po shndërrohet në një qendër moderne të artit popullor, duke e vendosur kulturën shqiptare në qendër të vëmendjes publike dhe institucionale.

Ansambli ynë mbetet një ambasador i gjallë i kulturës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë!

Related posts

Seanca për votimin e Qeverisë së re caktohet për ditën e hënë

Gazeta Max

Çimentorja “USJE” obligohet të kalojë në ngrohje me gaz natyror në afat prej pesë ditëve

Gazeta Max

Gjykata Kushtetuese e Tajlandës e pezullon nga detyra kryeministren Shinawatra

Gazeta Max