GazetaMax
Lajme

Nesër mbrëma Borell mbledh në darkë liderët e vendeve të Ballkanit Perendimor

Bruksel, 10 Maj – Kryeministri Kovaçevski do të jetë i pranishëm ditën e mërkurë në Bruksel, ku do të zhvillojë një takim me zyrtarët Europianë por dhe me liderët e rajonit.

Kyeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika gërvalla, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri i Bosnjës Zoran Tegelti, do të darkojnë mbrëmjen e së mërkurës me shefin e diplomacisë së BE, Josep Borell, i cili i ka ftuar në një darkë joformale.

Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se darka do të mbahet, duke theksuar se është një darkë tradicionale, e cila organizohet një herë në vit nga shefi i diplomacisë së BE-së.

Tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kreu i diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në.

Në fund të darkës, liderët nga Ballkani Perëndimor janë planifikuar t’i drejtohen mediave në Bruksel.

Related posts

Komuna e Gostivarit dekoroi qytetin për muajin e shenjtë të Ramazanit

Gazeta Max

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Gazeta Max

Lajme të këqija për Rusinë, SHBA dhe aleatët pritet të dërgojnë F-16 në Ukrainë

Gazeta Max