Nevil Dede vendoset përballë dilemës së madhe në Europë

Egnatia do të përballet sot me Linkoln Red Imps.

Sfida do të nisë prej orës 18:45 dhe vlen për raundin e katërt të Ligës së Konferencës.

Nevil Dede ka në dispozicion 20 lojtarë në “Air Albania”, ndërsa tre prej tyre janë portierë.

Një situatë e pazakontë që përsëritet si në sfidën ndaj Universitatea Kraiovas.

Eneo Bitri është mungesa e madhe, duke qenë i ndëshkuar me karton të kuq. Për këtë pritet që trajneri Nevil Dede të eksperimentojë, duke preferuar kapitenin Albano Aleksi në prapavijë.

LISTA E GATSHME PËR EGNATIAN

Portierë: Levani Tandilashvili, Bruno Puja, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Alesandro Kacbufi, Edison Ndreca, Guilem Haime, Zamig Alijev, Numan Ajeti, Andre Jago, Geralb Smajli

Mesfushorë: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Ibrahim Diabate, Altin Kryeziu, Karim Loukili, Ledio Beqja

Sulmues: Daniel Adjesa, Alesandro Albanese, Jurguens Montenegro, Ildi Gruda

Trajner: Nevil Dede.

Burimi: botasot.info