Ish-nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta në emisionin “200” në Alsat – M duke folur mbi qëndrimet e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” ka ofenduar bashkëpartiakun e tij, Artan Grubi duke e quajtur “teneqe, metal që s’matet me karat”.
Sa i takon bashkëpunimit me Arben Taravarin, bashkëpunimi ka qenë që në vitin 2017 ka qenë bashkëpunim i fshehtë dhe kordinator ka qenë Talat Xhaferi. Si pasojë e asaj që dolëm ne atëherë ato u moblizuan dhe krijuan strukturat e veta për të më eleminuar mua nga Gostivari dhe i ndihmuan Arben Taravarit në koalicion.
Meqë z. Ahmeti tha se nuk e jep Grubin, unë dua të parashtroj pyetjen duke përdorur një shprehje tuajën, sa karat është Artan Grubi, a është 24 karat?, ka pyetur gazetarja.
Nuk maten me karatet e metaleve që maten me karate, është një metal që nuk ka karat dhe të kishte karat do ishte mirë atëherë nuk do bënte përçarjen në BDI. E që nuk kanë karate janë hekuri teneqja, ato me karate janë metale të mira, ka deklaruar kështu në deklaratat e tij skandaloze, Nevzat Bejta.
Ndiq videon:
https://fb.watch/i6BnubSwDZ/