GazetaMax
Lajme

Nga 5 mijë denarë për secilin nxënës të klasës së parë jep kryetari i komunës së Karbincit

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Karbincit, Viktor Paunov, ka njoftuar një sërë masash mbështetëse për nxënësit e klasës së parë dhe për të rinjtë që vazhdojnë arsimin e mesëm dhe të lartë. Iniciativa vjen si pjesë e angazhimit të tij për barazi arsimore dhe motivim të gjeneratës së re.

Në një postim në rrjetet sociale, Paunov shkruan:

“Fillimin e vitit shkollor për nxënësit e klasës së parë në Komunën e Karbincit e shënojmë me shumë dhurata dhe mbështetje për një fillim të suksesshëm dhe motivues!”

Më konkretisht, komuna ka ndarë këto përfitime për nxënësit dhe studentët:

📚 Çanta dhe mjete shkollore falas për çdo nxënës të klasës së parë;

👕 Uniforma shkollore pa pagesë për të gjithë fillestarët;

💰 Mbështetje financiare prej 5.000 denarësh për:

çdo nxënës të klasës së parë;

çdo nxënës të vitit të parë të shkollës së mesme;

çdo student të vitit të parë në studimet universitare.

Paunov tha se këto masa kanë për qëllim të lehtësojnë barrën financiare të familjeve dhe të sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë fëmijët, pavarësisht nga gjendja ekonomike.

Ky veprim vjen në prag të zgjedhjeve lokale, ku Paunov kërkon një mandat të dytë nga qytetarët, duke u zotuar për investime të vazhdueshme në arsim, infrastrukturë dhe zhvillim lokal.

Related posts

Eni Vasili: RTSH në situatë katastrofike, rrezikojmë të mos shkojmë në Eurovision

Gazeta Max

Një jetë e re përsëri/ Pacienti me transplant të mëlçisë lëshoi spitalin

Gazeta Max

Paraburgim për 60-vjeçarin, dyshohet se ka vjedhur rreth 750 euro nga një pacient në Onkologji

Gazeta Max