GazetaMax
Lajme

Nga mesnata lirohen çmimet e karburanteve

Pas miratimit të paketës së masave kundër krizës, që u miratuan urgjentisht në Kuvend, nga mesnata ulen derivatet – dizeli lirohet për nëntë dhe benzina për 6,5 denarë për litër. Drejtoresha e DAP-it Lukarevska, u bëri thirrje tregtarëve që t’i përshtatin çmimet e produkteve në përputhje me masën për heqjen e TVSH-së, dhe t’i ulin çmimet për qytetarët, shkruan Alsat

Pas masave të miratuara ekonomike, lirohen karburantet. Nafta lirohet për nëntë dhe benzina për 6,5 denarë për litër, dhe pasi të harmonizohen arkat fiskale nga DAP-i, edhe produktet bazë ushqimore do të shiten pa TVSH deri në fund të majit. Faturat e energjisë elektrike për familjet dhe konsumatorët e vegjël deri në fund të vitit do të jenë pesë për qind TVSH. Paketa do t’i kushtojë shtetit 400 milionë euro, por ministri i financave thotë se me këto do të mblidhen para shtesë në buxhetin qendror.

“Një pjesë e mjeteve që janë si implikim fiskal, janë mjete të parapara në buxhet, si shtesë janë blrl rialokime të mjeteve për të reaguar në kohën e duhur. Në të gjithë situatën, të gjitha këto masa mund të zbatohen, dhe gjatë kësaj buxheti të mbetet i qëndrueshëm”, tha Fatmir Besimi- Ministër i Financave

Nga DAP-i bëjnë me dije se deri më 17 mars, gjegjësisht në pesë ditët e ardhshme do ti harmonizojnë arkat fiskale që disa produkte ushqimore, të shiten pa tatim mbi vlerën e shtuar.

“I bëjmë thirrje tregtarëve që të përgatiten siç duhet për zgjidhjet e përshkruara në ligj. Dhe gjithçka në mënyrë që qytetarët të marrin produkte me çmime më të ulëta, domethënë të bëjnë rregullimin e duhur të pajisjeve të tyre fiskale”, tha Sanja Lukarevska -drejtoreshë e DAP-it

Masa përveç qytetarëve, ka edhe për kompanitë, të cilat i referohen uljes apo heqjes së tarifave tatimore, apo një pjese të detyrimeve doganore. Këto masa erdhën në kohën kur qytetarët po përballen me rritje enorme të çmimeve të ushqimeve, energjisë dhe produkteve të tjera që prokurohen çdo ditë.

Related posts

Ivanovska: Kovaçevski të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin për fëmijët e tij në Uashington

Gazetamax.mk

Bytyqi – Loson: Mbretëria e Bashkuar është një partner i besueshëm në zhvillimin e vendit

Gazetamax.mk

Rritja e kontrolleve policore në automjetet me targa bullgare në afërsi të Kumanovës

Gazetamax.mk