GazetaMax
Lajme

Nga prilli deri në qershor, shteti ka fituar 12 milion euro nga pikëpagesat

Shkup, 18 nëntor – Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) në tremujorin e dytë të këtij viti ka inkasuar pagesa në vlerë prej 745.037.340 denarë (12 milionë euro). Mjetet e grumbulluara janë 20.99 për qind nga të ardhurat e përgjithshme të planifikuara në këtë bazë për këtë vit. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat nga pikat pagesore janë më të larta për 13,6 për qind, përkatësisht për 89.166.912 denarë.

NPRRSH në kuadër të nismës Ballkani i Hapur është një nga institucionet që duhet të zbatojë projektin e përbashkët për ngritjen e një pajisjeje të vetme të mbledhjes së pagesa nga pikat pagesore në vend, në Serbi dhe në Shqipëri.

Fillimi i projektit ishte paralajmëruar për në fund të shtatorit të këtij viti, por është ende në përgatitje e sipër.

“Projekti është ende në fazën e përshtatjes së sistemeve, krijimit të ueb aplikacionit dhe harmonizimit ligjor”, deklaruan nga NPRRSH për MIA-n.

Me projektin duhet të sigurohet qarkullim më i shpejtë të automjeteve që, me mbledhjen elektronike të pikave pagesore, gjegjësisht me përdorimin e transponderëve mikrovalë (TAG), do të kalojnë pa u ndalur në stacionet e pagesave të vendeve anëtare të Ballkanit të Hapur. Përdorimi i një pajisjeje pike pagespre në të gjitha vendet anëtare, përveç rrjedhjes më të shpejtë të trafikut, do të nënkuptojë edhe më pak ndotje, më pak konsum të karburantit, ulje të rolit të faktorit njerëzor etj.

Me procesin e modernizimit të pikave pagesore në Korridorin 8, të cilin e ka filluar NPRRSH, të gjitha stacionet e pagesave duhet të kenë të njëjtin sistem elektronik të mbledhjes së tarifave, siç është vendosur në Korridorin 10.

Të gjitha stacionet ekzistuese të pagesave në Korridorin 8 do të rikonstruktohen për instalimin e sistemit elektronik të tarifave, në kabinat, në ishullin ku janë kabinat dhe në korsitë e kalimit. Për momentin, siç thonë nga NPRRSH, janë duke u bërë përgatitjet për fillimin e projektit të modernizimit.

Related posts

Konferenca e pesëmbëdhjetë e shefave të Shtatmadhorive të vendeve ballkanike

Gazetamax.mk

Nxënësit në Nerez të Epërm probleme me transportin

Gazetamax.mk

Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë: Super ekspertiza për “Llaskarcën” dhe “Tenderët” ende po zgjatë

Gazetamax.mk