GazetaMax
Lajme

Nga Shkupi dhe Ohri do të ketë fluturime në 48 destinacione

Shkup, 29 tetor – Me orarin dimëror të fluturimeve që fillon nesër (30 tetor), nga aeroporti i Shkupit do të ketë gjithsej 41 destinacione, drejt të cilave do të fluturojnë 13 kompani ajrore, ndërsa në aeroportin e Ohrit shtatë destinacione të rregullta me katër kompani ajrore. Dallimi me oraret e fluturimeve verore janë vetëm fluturimet sezonale edhe në aeroportin e Shkupit edhe të Ohrit.

“Aeroporti i Shkupit ka qarkullim të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, pa shumë ndikim nga komunikacioni sezonal, ndërsa aeroporti i Ohrit ka komunikacion të rregullt gjatë gjithë vitit, me pikun të lartë në muajt e verës për shkak të karakterit turistik të aeroportit – gjegjësisht për shkak të faktit që shërben një destinacion turistik. Për linjat e reja – vazhdimisht kemi takime dhe negociata me kompanitë ajrore, por derisa të kemi një konfirmim zyrtar nga ana e tyre, nuk mund të shpallim linjë të re ajrore. Sapo ta kemi, do ta informojmë opinionin”, tha për MIA, Metin Batak, drejtor i përgjithshëm i “TAV Maqedoni”.

Në nëntë muajt e parë të vitit në të dyja aeroportet  ka pasur një rritje prej 82 për qind të komunikacionit të udhëtarëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe një rënie prej 9,6 për qind në komunikacion e mallrave.

“Krahasuar me vitin 2019, të cilin e konsiderojmë vit referencë në aviacion, sepse ka qenë para se të shfaqet Kovid-19, niveli i qarkullimit të udhëtarëve është -12 për qind ose jemi në 88 për qind të qarkullimit të udhëtarëve që e kishim në vitin 2019. Për sa i përket komunikacionit të mallrave, në nëntë muajt e parë të vitit ka një vëllim prej 2407 tonës, që është një ulje prej 9,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Pavarësisht se kemi rritje të dërgesë të importuara, rënia më e madhe e dërgesave të mallrave të eksportuara në të njëjtën kohë kontribuon që vëllimi i përgjithshëm të jetë më i ulët se vitin e kaluar”, informon Batak.

Kriza ekonomike dhe energjetike nuk ka ndikim negativ në numrin e udhëtarëve dhe ka rritje të konsiderueshme në qarkullimin e udhëtarëve në të dyja aeroportet e Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, thekson Batak, kur do ta shikojmë rënien e komunikacionit të mallrave, arsyeja kryesore për këtë trend është lufta Rusi-Ukrainë dhe mbyllja e Kinës si ekonomi për dy muaj të plotë, për shkak të politikës së tyre për mbrojtje nga Kovid-19.

Nga TAV Maqedoni presin në vitin 2023 trendi pozitiv i rritjes së qarkullimit të udhëtarëve të vazhdojë me shkallë më të lartë.

Pasi më 1 mars skadoi  marrëveshje për fluturime të subvencionuara nga shteti me “Viz Er”, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në fillim të muajit të kaluar ka dorëzuar në Qeveri një dekret të ri me të cilin përcaktoi një model të ri për shpërndarjen e  mbështetjes financiare për kompanitë ajrore.

“Do të mund të përfshihen sa më shumë operatorë dhe të mos lidhemi vetëm me një. Po ashtu, e kufizojmë intensitetin e subvencionimit siç e urdhëron  dhe e kërkon Komisioni Evropian, me qëllim që t’u mundësojmë qytetarëve sa më shumë destinacione dhe të zhvillojmë komunikacionin ajror”, informoi në një intervistë për MIA-n, ministri dikasterial Bllagoj Boçvarski.

Në të dyja aeroportet në shtet nga janari deri në fund të shtatorit janë transportuar mbi 1.8 milionë udhëtarë (1 811 168) dhe janë realizuar 14.823 fluturime.

Në tremujorin e parë të këtij viti me fillimin e luftës Rusi-Ukrainë, u ndërprenë linjat ajrore që u vendosën gjatë pandemisë së kovidit në 2020 dhe 2021, Moska dhe Shën Petersburgu nga “Nordvind” dhe Kievi me Vindrouz”. Vetëm dy muaj të këtij viti operative ishte ruta Shkup-Sofje e kompanisë ajrore bullgare “GulivEr” e cila filloi në mars, ndërsa u ndërpre në fund të majit.

Orari i fluturimeve dimërore do të jetë në fuqi deri më 25 mars të vitit të ardhshëm. Udhëtarët mund ta kontrollojnë në: skp.airports.com.mk dhe ohd.airports.com.mk.

Related posts

Osmani: Diplomacia parlamentare vendimtare për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Gazetamax.mk

Moti sot me vranësira dhe shi

Gazetamax.mk

Përfundon NATO Konferenca për komunikues

Gazetamax.mk