GazetaMax
Lajme

Nga sot e kalueshme për qarkullim ura mbi lumin Kumanovka

Kumanovë, 10 tetor – Nga sot në mesditë do të jetë e kalueshme për qarkullim ura e lumit Kumanovka në rrugën R1204, në aksin Kumanovë – Sveti Nikollë, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Ura në lumin Kumanovka në lagjen Proevcë nga marsi i këtij viti ishte mbyllur plotësisht për qarkullim për shkak të rikonstruktimit.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet probleme nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Ljubomir Frçkovski do të ndërmjetësojë në zgjidhjen e konfliktit Kosovë – Serbi

Gazeta Max

Lukrovski: Karposhi do të zhvillohet në mënyrë të planifikuar, punojmë për një zgjidhje të qëndrueshme të problemit me parkimin

Gazeta Max

BEI Globale zhbllokon 100 milionë euro investime të BE-së së bashku me Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për të nxitur transformimin e gjelbër të NVM-ve

Gazeta Max