GazetaMax
Showbizz

Ngjarje e rëndë në Peru! Trupi i TikTok-eres 19 vjeçe gjendet i copëtuar në një qese, ja për çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse është raportuar nga kryeqyteti i Perusë, Lima, ku punëtorët pranë impiantit të trajtimit të ujërave “La Atarjea” kanë gjetur trupin e pajetë të një vajze 19-vjeçare, e futur në qese. Viktima është identifikuar si Fabiola Alejandra Caicedo Pina, një e re e njohur në rrjetin social TikTok, e cila ishte shpallur e zhdukur prej disa ditësh. Policia arriti të konfirmojë identitetin e saj falë disa tatuazheve dalluese.

Sipas autoriteteve, shkaqet e vdekjes ende mbeten të paqarta, por ekzistojnë dy pista kryesore që po hetohen. Njëra prej tyre lidhet me dyshime për përfshirjen e mundshme të të resë në rrjete të paligjshme që veprojnë në rajon, ndërkohë që kohët e fundit janë shënuar disa raste të ngjashme me gra të reja të gjetura të pajeta në Lima dhe në afërsi të lumit Rimac.

Pista tjetër heton mundësinë e një veprimi të dhunshëm në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e ish-partnerit të saj, Mayner Yoffrey Giménez Castrillo, i cili ndërroi jetë në vitin 2022 në rrethana të paqarta. Fillimisht u dyshua për dhunë fizike ndaj tij, por më vonë u hapën pista të tjera që sugjeronin vetëlëndim.

Autoritetet dyshojnë se mbrëmjen para humbjes së jetës, Caicedo është larguar me forcë nga një ambient festiv, ndërsa gjurmët e konstatuara në trupin e saj sugjerojnë trajtim të dhunshëm. Besohet se më pas trupi është hedhur në lumin Rimac dhe ka përfunduar pranë impiantit ku u zbulua. Hetimet po vazhdojnë, përfshirë shqyrtimin e kamerave të sigurisë dhe marrjen në pyetje të personave që kanë qenë në kontakt me të renë, por deri tani nuk ka të ndaluar apo të dyshuar konkretë.

Related posts

Ja sa vite burg rrezikon Jozi pasi goditi Gjestin

Gazeta Max

Artistët më të mirë dhe një show për ditën e gruas në München

Gazeta Max

Ledion Liço kurorëzon në martesë Eglin dhe Gjestin

Gazeta Max