Nik Gjeloshaj merr urime nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi

Date:

Puna juaj e përkushtuar në krijimin e institucioneve demokratike të Komunës së Tuzit, shkruan mes tjerash kryetari i Kuvebdit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për kryetarin Nik Gjeloshaj, pas fitores bindëse të zgjedhjeve të djeshme.

Nga zemra ju uroj fitoren me dëshirë që t’u mbajë entuziazmi, vullneti dhe veprimtaria për ta çuar Tuzin dhe Malësinë drejt përparimit duke ia ruajtur vlerat që ajo i ka pasur gjithmonë dhe i ka edhe sot, shkruan z. Xhaferi.

Postimi i z. Gjeloshaj me urimin e z. Xhaferi:

Urimin e radhës si udhëheqës i listës së Forumi shqiptar, me rastin e fitores në zgjedhjet e djeshme lokale, e fitova nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, miku ynë Talat Xhaferi. Puna juaj e përkushtuar në krijimin e institucioneve demokratike të Komunës së Tuzit, në përparimin e saj në të gjitha fushat, e para së gjithash në ruajtjen e rrënjëve shqiptare dhe bashkëjetesës qytetare, që bëtë në mandatin e kaluar, ishte bazë që garantonte fitoren tuaj që e arritët. Nga zemra ju uroj fitoren me dëshirë që t’u mbajë entuziazmi, vullneti dhe veprimtaria për ta çuar Tuzin dhe Malësinë drejt përparimit duke ia ruajtur vlerat që ajo i ka pasur gjithmonë dhe i ka edhe sot, shkruan në mes të tjerash në urimin e Talat Xhaferi!

NGJ

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Afrim Gashi: Rritja e shumicës ishte një fiasko e vërtetë

Procesi i rritjes së shumicës, ishte një fiasko e...

Njihuni me Krenarin e super projektit ” Mrena nates”

Ai është artisti i familjes e megjithëse që i...

Shpenzim Beadini: Aktivitetet e fshehta ekonomike përbëjnë një fakt në jetën tonë të përditshme

Vlerësimin për aktivitetet e ekonomisë së fshehtë i konsideroj...