GazetaMax
Lajme

Nikollovski: Kemi rezerva të mëdha të grurit, do të marrim edhe 50 mijë ton nga Serbia

Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, ka rezerva të drithit, kurse rezervat komerciale janë në nivelin e përcaktuar me ligj, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

“Kemi rezerva të mëdha në mullinj – 50 mijë ton grurë, 10 mijë ton misër, elb për të cilat kemi arritur në këto tre vite të plotësojmë prodhimin vendas. Këto janë stoqet që kanë mullixhinjtë, biznesmenët. Dhe kjo vërteton se kemi sasi të mjaftueshme”, tha Nikollovski.

Po ashtu, ai theksoi se nga bisedimet me autoritetet e Serbisë është arritur marrëveshje për një sasi prej 50 mijë tonëve grurë.

“Tashmë po punohet plani dinamik, intensivisht edhe këtë fundjavë shërbimet e Ministrisë dhe sektorët po bisedojnë me odat ekonomike me ministritë e rajonit dhe ai plan dinamik do të dorëzohet, do të sigurohet nevoja për grurë në mënyrë të rregullt. Ne vazhdimisht flasim, bëjmë analiza, i monitorojmë shifrat edhe të stoqeve edhe të industrisë së mullisëve dhe nevojat për eksport që duhen në këta dy muaj deri në korrje. Besoj se sasitë e nevojshme që kërkon industria e bluarjes prej 50.000 tonë përmes planit dinamik që është kërkuar nga ne të dërgohen në Serbi dhe do të kemi furnizim të papenguar në atë pjesë”, tha Nikollovski.

Njëkohësisht, thotë ai, është vendosur edhe ndalimi i eksportit për të mbrojtur prodhimin vendor, që të mos ndodhin disa turbulenca dhe çrregullime në treg.

“Nuk ka fare vend për asnjë panik dhe asnjë informacion të rremë dhe sajim lajmesh të rreme. Qeveria e përsërit çdo ditë se rezervat e mallrave janë në nivelet e parapara me ligj, prandaj besoj se të gjithë kemi obligim që ta qetësojmë situatën dhe të përcjellim argumentet e sakta, të vërteta dhe reale”, tha Nikollovski. 

Related posts

Kovaçevski siguron se nuk do të ketë shok çmimesh deri në fundvit

Gazetamax.mk

Qerkini tregon pse ministrja Haxhiu u refuzua nga Thaçi e Veseli

Gazetamax.mk

Edhe një doktor i bashkohet ASH, prezantohet nga Taravari

Gazetamax.mk