GazetaMax
Lajme

Kreu i BDI-së Ahmeti nga Vlora kujton demonstratat studentore

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti nga qyteti historik i Vlorës ka kujtuar demonstratat studentore si pikënisja e shumë zhvillimeve dhe proceseve për shqiptarët gjithandej.

Ahmeti me këtë rast është shprehur se në Vlorë evokuam sot kujtimet mbi demonstratat studentore, lëvizjen kombëtare të çlirimit të Kosovës dhe lidhjen e pashkëputur që kishte jetësimi i asaj kauze me Shqipërinë përmes librit studimor “Triada e Kosovës” të mikut dhe bashkëveprimtarit tim Bedri Islami.

“Më gëzoi jashtëzakonisht fakti se këto kujtime do të ruhen më së miri në fletët e këtij libri që iu shtua bibliotekës kombëtare dhe Muzeut “Kosova” që pritet të përfundojë në fund të këtij viti”deklaroi lideri Ali Ahmeti.

Related posts

Shtyhet seanca për rastin “Llaskarca”, mungoi inspektuesi Zekirija Zekiri

Gazeta Max

Ratkoceri: Pas Marrëveshjes së Ohrit, Korridori 8 është projekti më i madh i shqiptarëve në Maqedoni

Gazeta Max

Ali Ahmeti nesër organizon pritjen e fundvitit në Shkup

Gazeta Max