GazetaMax
Lajme

Rexhepi-Zejd tërhiqet nga pozita e anëtarit të Grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentin rus

Të nderuar,
Duke pasur parasysh agresionin dhe terrorin e Federatës Ruse ndaj popullit dhe shtetit të Ukrainës, unë Skender Rexhepi, deputet i Kuvendit në Maqedoni të Veriut tërhiqem nga pozita e anëtarit të Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse.
Në të njëjtën kohë, kërkoj që një veprim të tillë ta bëjnë edhe kolegët tjerë anëtarë të këtij grupi për bashkëpunim, ndërsa nga kreu i Kuvendit, z. Talat Xhaferi kërkoj të sjell në rend dite shpërbërjen e këtij grupi dhe të ndërpritet për afat të pacaktuar bashkëpunimi me Parlamentin e Federatës Ruse.
Shpresojmë që ky agresion të përfundon dhe të merr fund kriza humanitare dhe ekonomike e cila përveç në Ukrainë po shtrihet edhe nëpër vende tjera të botës. Në këto momente, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe ne si përfaqësues kemi më shumë se asnjëherë nevojë të theksojmë përcaktimin tonë strategjik dhe të palëkundur me SHBA-të dhe BE-në.
Me respekt,
Skender Rexhepi

Related posts

Sot përfundon thirrja e Qytetit të Shkupit për linjat 9, 11 dhe 12

Gazeta Max

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Bllacë

Gazeta Max

Fshati Sfillare pa mjek amë, askush nuk e zëvendësoi mjeken që ndërroi jetë

Gazeta Max